I vihet dryni Shpellës së Gadimës

“Shpella e Gadimës” shiritizohet dhe i vihet dryni nga ana e Inspektorëve të MMPH-së dhe Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit.
Vendimi i Ministrit të MMPH-së Dardan Gashi, për mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve në monumentin e natyrës me rendësi të veçantë, “Shpella e Gadimës”, u mor si masë e përgjithshme parandaluese për ruajtjen e vlerave dhe karakteristikave që rrezikoheshin dita-ditës.
Vendimi do të jetë në fuqi përkohësisht, deri në krijimin e kushteve për të nisur Drejtoria e cila do të menaxhojë me këtë momunment natyror./Indeksonline/