E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Krujë, 5 persona të plagosur

Krujë- Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur gjatë natës në rrethin e Krujës. Aksidenti ka ndodhur në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku një makinë tip Benz me targë Tr 4342 I u përplas me një kamion të parkuar në anë të rrugës.

Sipas policisë makina drejtohej nga shtetasi Ali Napuka dhe me të udhëtonin edhe pasagjerë të tjerë. “Si pasojë e përplasjes me kamionin mbetën të dëmtuar 5 pasagjerët e automjetit, të cilët u transportuan me urgjencë në spital”- thanë burimet policore.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se dy prej të dëmtuarve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk bën ende me dije shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›