E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, tritol shtëpisë së ish shefit të krimeve

Pogradec- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka vënë në panik familjen e ish shefit të krimeve të Elbasanit, Lytfi Bulit, tani me banim në Pogradec. Sipas burimeve të policisë mësohet se ngjarja ndodhi sot në lagjen nr.5 të qytetit.

"Tritoli ishte vendosur tek dritaria e katit të parë të shtëpisë private"- thanë burimet nga grupi hetimor, duke shtuar se për fat nuk ka pasur dëmtime në njerëz, vetëm dëme materiale.

Si pasojë e shpërthimit është shkatërruar njëra nga dhomat, aty ku ishte vendosur sasia e lëndës plasëse, si dhe gjithë orenditë që kishte brenda. Në banesë, në kohën e shpërthimit kanë qenë rreth 15 persona, pais mësohet se familjes Buli i kishin ardhur për vizitë edhe krushqia nga Fieri.

E sinjalizuar për shpërthimin, policia ka shkuar mënjëherë dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. "Policia po heton në disa pista, ku në krye mbetet ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës"- bëjnë me dije burime nga policia, duke shtuar se nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Mëgjithëse të njohur e paraqesin familjen si shumë të qetë dhe që nuk ka pasur probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›