Aksident ne Kukes kane mbetur te plagosur 4 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej të cilëve është në gjendjë të rëndë për jetën.
25-vjeçari Klodian Shehu është transportuar me helikopter për në spitalin Ushtarak në Tiranë.
2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, rreth orëve të pasdites së të premtes në aksin Kukës-Aeroport.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së qarkullimit rrugor, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën kanë qenë duke udhëtuar automjetet si dhe kthesa mjaft e fortë e rrugës.
Ndërsa burime pranë spitalit rajonal të Kukësit, Kujdes Mici, një prej 4 te plagosurve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që dy personat e tjerë të aksidentuar janë një grua e një fëmijë, por që fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën.