E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lieberman: Kosovën do e njohim pasi ta bëje Spanja, Qipro e Greqia

TIRANË- Ministri i Jashtëm Shqiptar Edmond Haxhinasto priti sot homologun e tij izraelian Avigdor Lieberman.
Takimi u mbajt në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik dhe të energjitikës midis dy vendeve ku theksi u vu në intensfikimin e marrëdhënieve si dhe ngritjen e operatorëve turistikë, të cilët do të jenë urat lidhëse të shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Izraelit i pyetur nga gazetarët nëse vendi i tij do ta njohë Kosovën, nënvizoi se cështja në fjalë është sensitive, por që ekziston mundësia e njohjes pasi një hap të tillë ta ndërmarrë Spanja, Greqia dhe Qipro.

“Njohja e Kosovës  është cështje sensitive dhe mund të them se mund ta njohim pasi të njihet nga Spanja, Greqia dhe Qipro. Por, mendoj se problemet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore”,- deklaroi Lieberman.

Sa i përket zhvillimeve në rajon dy ministat ndanë mendime të përbashkëta, ndërkohë që Lieberman theksoi se Ballkani tashmë e ka lënë pas të shkuarën dhe është një vend paqeje ndaj për këtë arsye edhe Izraeli do të përpiqet që të ndjekë rrugën e saj.
“Ballkani për ne ishte dikur vendi i konfrontimeve ndërkohë që sot është bërë një vend paqeje dhe unë besoj se edhe Lindja e Mesme si Ballkani do bëhet vend bashkëpunimi. Unë besoj fuqimisht se edhe në Lindjen e Mesme të kthehemi kështu.”,- tha Ministri i Jashtëm i Izraelit. 

HAXHINASTO: FORUMI I BIZNESIT MUNDËSI PËR EKONOMITË E DY VENDEVE
Nga ana e tij minstri ynë i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e vuri theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i operatorëve turistikë mes dy vendeve. Kushtet që biznesi të bashkëpunojë janë të favorshme, tha Haxhinasto

“Ramë dakort për shkëmbimim e operatorëve turistikë, në mënyrë që të shkëmbejmë ekperiecnat mes vendeve tona. Ramë dakort që të thellojmë më tej bashkëpunimin në ekonomi”, tha Haxhinasto.

Duke e vënë theksin tek forumi i biznesit që do të mbahet nesër në Tiranë, Haxhinasto tha se ai do të jetë një mundësi e mirë për të rritur shkëmbimet ekonomike. "Detyra e diplomacisë është të krijojë kushtet e duhura për biznesin. Në takimin bilateral kemi diskutuar një sërë marrëveshjes që bashkëpunimi të rritet. Forumi i nesërm i biznesit ka kohë që përgatitet, kompanitë pjesëmarrëse do ta kenë të qartë se cfarë duhet bërë, si ato shqiptare edhe izraelite. Jam i sigurtë se është një mundësi e madhe për të rritur volumin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve”, shtoi kryediplomiati shqiptar.
(e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Lieberman: Kosovën do e njohim pasi ta bëje Spanja, Qipro e Greqia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›