E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 3500 euro false ne Korce arrestohen 3 persona

Policia e Korçës ka sekuestruar 3500 euro false të prerjeve të ndryshme dhe ka arrestuar tre persona: Hysni Sadiku, Artur Tahiraj dhe Lavdërim Rumani.

Operacioni i policisë që bëri të mundur arrestimin e tre personave ishte i koduar me emrin “Kumarxhiu”.

Policia e Korçës në një bashkëpunim me policinë e Tiranës ka kryer hetimet për dy muaj dhe e ka finalizuar atë me arrestimin e tre personave.

Sipas sektorit të krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë e policisë në Korçë, të arrestuarit blinin euro false në Tiranë dhe i tregtonin ato më pas ne qytetin e Korçës si edhe në shtetin e Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›