E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel kërkon respektimin e paktit buxhetor

BERLIN- Të gjithë vendet që kanë nënshkruar paktin buxhetor duhet ta respektojnë këtë marrëveshje, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin.

"Secili duhet t'i përmbahet asaj që ne kemi vendosur. Njëzet e pesë vende kanë nënshkruar paktin buxhetor'', deklaroi Merkel, e cila përshëndeti Greqinë, Portugalinë dhe Slloveninë për ratifikimin e këtij traktati të disiplinës buxhetore.

Rritja ekonomike dhe financat solide nuk janë kontradiktore. Buxhetet solide janë kusht i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për rritjen ekonomike'', theksoi ajo.

Presidenti francez i zgjedhur, socialisti François Hollande, kërkoi një rinegocim të traktatit të disiplinës buxhetore nënshkruar nga 25 vende evropiane me iniciativë të veçantë të Gjermanisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›