Aksident ne Levan nje i vdekur
Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Levan -Tepelene. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 minuta në autostradë në afërsi të komunës Frakull. Një automjet me targa Vlorë 6837 C ka përplasur një motor duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e tij. Viktima është Fatjon Kapaj 19 vjeç nga fshati Kashisht, ndërsa drejtuesi i mjetit furgon tip “volsvagen” është Avdi Mustafa, 54 vjeç nga Vlora. Pas përplasjes 54 vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e mjetit tip “volsvagen” si dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të tij. Sipas burimeve nga spitali i Fierit 54 vjeçari ka qenë nën efektin e pijëve alkolike. Furgoni ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Fierit ndërsa 19 vjeçari me motorr drejt vendbanimit të tij në Kashisht. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.