Proteste kunder Putin ne Moske
Protesta masive janë zhvilluar në Moskë, kundër presidentit të ri Vladimir Putin, të cilat kanë degjeneruar në përleshje, pikërisht një ditë para inagurimit të Putin në mandatin e tretë presidencial.
Kjo është quajtur nga vetë organizatorët si “marshimi i milionëve” dhe në të besohet se marrin pjesë 50-100 mijë protestues.
Protesta nisi në mënyrë të qetë, derisa një grup i vogël demostruesish tentuan të çajnë kordonët e forcave policore.
Mediat thonë se aktivistë të opozitës Alexei Navalny, Sergei Udaltsov dhe Boris Nemtsov janë arrestuar.
Policia ka bllokuar protestuesit duke mos i lejuar ata të kalojnë urën afër Kremlinit. Ata refuzojnë të largohen dhe kërkojnë pezullimin e inagurimit të Putinit si president.
Ndërkohë një demonstratë tjetër në mbështetje të Putin po zhvillohet paralelisht në Moskë.