Gjirokastër, pranga zjarrëvënësit 41-vjeçar
Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, të akuzuar për zjarrëvënie në fshatin Qedorat.
Sipas burimeve policore, Isuf Miftari, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Dhokast të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër, në kohën që ishte më bagëtitë në mesnatë, i ka vënë zjarrin një parcele me bar, në vendin e quajtur Manastiri në Qesorat.
Zjarri është përhapur në një sipërfaqje të madhe dhe mënjëherë në vendngjarje kanë shkuar 2 automjet terepartit zjarrfikës, forcat e Policisë dhe të Pyjores.
Ndërhyrja e këtye forcave në kohë bëri të mundur shpëtimin e 20 krerë lopëve që ishin duke kullotur në këto parcela si dhe të një ndërtese “ish hangarin e duhanit”.
“Zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë më tejpër arsye të terrenit të vështirë. Si pasojë e erës së fortë, Zjarri është përhapur në disa drejtime duke përfshirë një sipërfaqje kullosore (bar dhe shkurre) prej 40 hektarësh dhe për këtë arsye ishte e pamundur vënia e tij nën kontroll”-thanë burimet policore.
Aktualisht zjarri është vënë nënë kontroll , janë shuar disa drejtime të tij dhe ka mbetur një vatër zjarri e cila është e izoluardhe sparaqet rrezik. Forcat e Policisë dhe ato të pyjores po punojnëpër shuarjen e plotë të kësaj vatre zjarri.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Shkatërrimit të Pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër nuk do të tolerojë asnjë shtetas që me dashje apo pa dashje shkakton djegien e pyjeve apo të kullotave.