E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e ndërtimit do të vijë shpejt

Vlera e ndërtimeve në Shqiperi, posaçërisht e apartamenteve është shume ireale. Nuk ka mundësi, që në një vend ku pagesa mesatare është 200-300 në muaj të kushtojnë apartamentet sa në Perëndim (fillon nga 1000 për metër/katror) ky është vetëm një shembull, por ka shume tregues ekonomikë që e vërtetojnë këtë shume kollaj. Ka kohe që keto çmime mbahen me kamuflime financiare në ekuilibër.

Shtrohet pyetja dhe për sa kohe? Interesi i shqiptareve që punojne jashte shtetit për të blere një apartament ose shtepi në Shqiperi sa vjen dhe bie, sepse brezi i dyte nuk ka me interes të jetoj në Shqiperi, diçka e natyrshme (shumica e tyre investojnë dhe blejne në ato vende ku ata tashme prej vitesh jetojne). Qarqe të caktuara nuk kanë piken e interesit që çmimet e imobileve të behen reali, ku dhe një qytetar i thjeshte i Republikës të ketë mundesi të blejë një apartament me kredi. Pra, kriza është e paraprogramuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›