E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në anën greke, radhë e gjatë në Kakavijë

Kakavijë- Një aksident në anën greke të doganës ka bllokuar sërish emigrantët tanë në një radhë që ka zgjatur disa orë.

Sipas burimeve nga pika e kalimit kufitar mësohet se këtë radhë nuk ka qenë puna e ngadaltë e palës greke, apo lënia hapur vetëm e një sporteli.

“Një autobot ka bllokuar rrugën e Patrës për më shumë se 3 orë, e ndërkohë fluksi i emigrantëve që kanë mbërritën gjatë kësaj kohe ka qenë i madh”- thonë burimet nga Kakavija.

Të dhënat flasin për një radhë të gjatë nga ana greke e doganës, ku në pritje kanë të shumtë. Pala greke punon gjithsej me 8 sportele, ndërkohë që pala jonë e doganës punon me kapacitet të plotë, me 10 sportele, për të shmangur pritjen e mëtejshme të emigrantëve.

Situata duket se ka ardhur duke u qetësuar, por mësohet se ende ka emigrantë që rrinë në pritje për të hyrë në tokën shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›