E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë-Shëngjin, plagoset polici

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e furgonit të policisë me furgonin e pasagjerëve.
Një polic i grupit të gatshëm në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës, ka mbetur i plagosur, pasi automjeti i policisë me të cilën udhëtonte, është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Burime nga policia bëjnë me dije se furgoni i policisë ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe pasi po shkonte në një zonë ku po zhvillohej një sherr.
Mësohet gjithashtu se nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar lehtë edhe disa pasagjerë, që ndodheshin në furgonin që është përplasur me automjetin e policisë.
Polica e Lezhës ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e këtij aksidenti. Ndërkohë që sipas bluzave të bardha, polici i shtruar në Spitalin e Lezhës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›