Itali, arrestohen 2 shqiptarë me 35 kg marijuanë
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët ishin posedues të një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Karabinierët italianë kanë sekuestruar 35 kilogramë marijuanë në Sanremo si dhe kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, Shezai Bitaj dhe Niko Salemi, përkatësisht 30 dhe 31 vjeç.
Media italiane informon se vlera e drogës së sekuestruar arrin në shifrën e 200 mijë eurove. Policia italiane nuk përjashton mundësinë që droga mund të vinte direkt nga Shqipëria me gomone. Operacioni antidrogë ishte koduar me emrin "Tirana".