E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, 22-vjeçari Ngresi

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, 22-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enea Ngresi. Gjykata e Fierit, ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
 

I kërkuari, Ngresi akuzohet se është nisur në drejtim të Italisë, duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shtetasen shqiptare, F. Sh. Pas mbërritjes në Itali, ky shtetas e ka detyruar shtetasen e mësipërme që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një lokal, dhe më pas në rrugë. Shtetasja e F. Sh. ka mundur të largohet pas dy muajsh nga i kërkuari
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›