Bulqizë, “Ora News” në nivelin e 13-të, të minierës
RTV “Ora News”, ka transmetuar procesin e punës në minierën e Bulqizës, që kryejnë çdo ditë minatorët. Kamera e “Ora News”, ka qenë në nivelin e 13-të, të minierës dhe është fokusuar në punën me fadromë dhe mjete të tjera që përdoren nga minatorët për të punuar.
Ndërkohë, sot katër inspektorë të Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, (RISHM) kanë hyrë sot brenda minierës së Bulqizës ku prej 16-të ditësh vijojnë grevën e urisë 13 minatorët.
Specialistët e RISHM-it të shoqëruar edhe nga minatorët kanë inspektuar nga afër gjendjen brenda galerisë. Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.