Zjarr në Sarandë, rrezikohet djegia e kishës së fshatit Aliko

Një vatër zjarri është përhapur në komunën Aliko të Sarandës. Nga flakët e zjarrit në këtë zonë, rrezikon të digjet kisha e fshatit si dhe një pjesë e banesave. Vatra e zjarrit ndodhet në lagjen “Baba Rexhepi”.
Era ndihmon përhapjen e tij, ndërkohë që zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.