5 vatra zjarri në Sarandë, në rrezik banesat e kisha
SARANDË- Të paktën 5 vatra zjarri kanë rënë sot në Sarandë. Njëra mësohet të ketë rënë në veri të qytetit bregdetar në lagjen ‘Baba Rexhep’, ku janë në rrezik edhe banesat aty pranë, ndërsa vatrat e tjera kanë rënë në fshatin Aliko, Livadhja, në Malin e Miles, në Shën Vasil, si dhe 300 metra larg flotës detare (marina), thekson policia.
Mësohet në forcat zjarrfikëse kanë shkuar tashmë në lagjen ‘Baba Rexhep’ dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Në fshatin Aliko zjarri ka një përhapje të madhe, ku janë djegur deri në këto momente rreth 2 mijë rrënjë ulliri, ndërsa flakët kanë vënë në rrezik banesat dhe kishën e fshatit.
Ndërkohë që policia lokale ka nisur hetimet për zjarrëvënie, njoftuan burime nga policia lokale në jug të vendit.
Ky është rasti i 65-të që vatrat e zjarrit shfaqen në nënprekturën e Sarandës dhe Delvinës. Tre javë më parë në fshatin Palvali, rreth 20 km larg Sarandës, një vatër zjarri shkatërroi mbi tremijë rrënjë ullinj si dhe 50 hektarë kullotë, ndërsa një person është shpallur në kërkim si zjarrëvënës.
(m.a/BalkanWeb)