E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda: Burg për Ilir Kumbaron

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ridhënë sërsish masën e sigurisë burg pa afat për Ilir Kumbaron. I akuzuar për zhdukjen e biznesmeni shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha ish SHIK-asi është rikthyer sërish në burg pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila e ka lënë të lirë duke argumentuar vendimin e saj se masa e sigurisë për Kumbaron e dhënë në 2003 i kishte përfunduar afati. Pas këtij vendimi Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për Ilir Kumbaron kjo për shkak se vepra penale për të cilën ai akuzohet paraqet rrezikshmëri shoqërorore.
Më pas mbrojtja e Ilir Kumbaros e përfaqësuar nga Valentina Teodoresku ka pohuar se nuk është dakort me këtë masë sigurie , por duhet një masë ndryshe. Ndërkohë në këtë seancë avokatët mbrojtës të Ilir Kumbaros me anë të një kërkesë dërguar Gjykatës se Krimeve të Rënda kanë kërkuar që seanca për masën e sigurisë të mos zhvillohet sot pasi ata ndodhen në një gjyq në Vlorë. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga gjykata e cila ka vendosur që Kumbaro të përfaqësohet nga një avokate kryesisht. Kështu më në fund trupi gjykues i krimeve të rënda vendosi te lërë sërisht masën arrest në burg për ish SHIK-sin i cili së bashku me Budion Meçen, Arben Sefgjinin si dhe Avni Koldashin akuzohen për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›