Policia bllokon mallra kontrabandë në portin e Durrësit
Policia e portit detar të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet doganore ka bllokuar dy trajlera si dhe një kontiner, të cilat mbanin në bordin e tyre mallra kontrabandë. Konstatimi është bërë nga doganierët, si dhe falë skanerit me rreze x, i cili është instaluar në portin e Durrësit që prej 16 muajsh. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar 820 setë celulari, 30 aparate celular ai-fon, 80 mallra border, 20 karta memorie, 200 kilogram tel saldimi, si dhe 3 mijë atlete për të rritur, më shumë se çfarë ishin deklaruar nga subjektet dhe që ishin të pazhdoganuara.
Trajlerat ishin nisur nga Italia një ditë më parë, dhe nuk kishin kryer asnjë procedure doganore, nga dogana e portit detar të Barit për mallin e bllokuar, ndërsa kalonin tranzit nga porti i Durrësit për në doganën e Tiranës dhe të Ebasanit. Malli i pa deklaruar sipas drejtuesve të doganës kap vlerën e 5 milionë lekeve të rinj. Ndërkaq, prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhëra ndalimi edhe për dy drejtuesit e mjetëve përkatëse, me qëllim që të zbardhen më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Çështjen e kanë marrë në dorë organet e drejtësisë së këtij qyteti, ku pritet të hedhin dritë mbi abuzimet që dyshohet të kenë kryer këta subjektë.