E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë Milot. Dy makina, njëra me targa greke dhe tjetra tip fuoristrade janë përplasur mes tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 48-vjeçari Osman Daja, si dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.

I plagosuri, Daja ndodhet i shtruar në spitalin e Lezhës ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë që edhe dy ditë më parë, ka ndodhur një tjetër aksident në këtë ask rrugor, ku ka mbetur i vdekur një person.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›