Chavez duartrokitet pas daljes nga spitali

Qindra persona e kanë përkrahur presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez pasi ai ka dalë nga spitali. Chavez, kreu ciklin e tretë të kimioterapisë. “Nuk e di nëse do të jetë e nevojshme cikli i katërt i kësaj kimioterapie”, është shprehur Chavez në radio dhe television. I veshur me uniformë, Chavez dukej i qeshur.
“Çdo ditë ndjehem më mirë, falënderoj Zotin”, ka theksuar ndër të tjera ai.