Dibër, bie nga kati i 4-ërt, vdes punëtori
45-vjeçari, Fatmir Reçi ka vdekur pasi ka rënë nga kati i katërt i një pallati, në të cilin po punonte. Ngjarja ka ndodhur në Dibër, ku viktima ishte duke punuar në një pallat, që ndodhet pranë zyrës së Regjistrimit të Pasurive.
Reçi nga fshati Brezhdan i Dibrës, po kryente punime në një pallat në ndërtim, dhe papritur ka rënë nga kati i katërt. Reçi fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit, për ta dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, por ai ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në Tiranë.