Aksident në Librazhd, humb jetën 4- vjeçari
Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 10-15 metra poshtë në greminë. Pas kësaj policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Klodian Dokuzi, 23 vjeç. Mjeti tip Nissan që ai drejtont pa targa në një rrugë rurale në fshatin Shiponjë të komunës Stravaj Librazhd, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen fëmija 4 vjeçar me emrin Faik Kryemadhi, nga fshati Shiponjë i cili ndodhej brenda në mjet. E ëma e fëmijës, Zana Kryemadhi, është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Librazhdit.