E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka ftohet të marrë pjesë në kongresin e Unionit Demokrat Italian



Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka priti dje delagacionin e Unionit Demokratik Italian, të kryesuar nga Luigi Baruffi. Delegacioni i Unionit Demokristian Italian i dorëzoi zyrtarisht kreut të PDK-së, Nard Ndoka, ftesën e sekretarit të Unionit Demokristian Lorenzo Cesa për të marrë pjesë në festën kombëtare të UDC, në programin e Kiançanos. Në ftesën e tij Çeza shkruante se gjatë kësaj vizite do të jetë rasti për t`u takuar dhe për të biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy partive, për të thelluar më tejë miqësinë dhe solidaritetin midis dy partive. “Për më tepër, do të jetë ky rast, që do të na japë mundësinë, përveç të tjerave, që të kemi në një takim politik konstruktiv dhe unik, mbi perspektivat e vendeve tona dhe do të diskutojmë tema të përbashkëta, siç është integrimi europian dhe hyrja në PPE”,- shkruan ai. Gjatë këtij takimi Ndoka do të takohet me presidentin e UDC-së Pier Ferdinando Casini, sekretarin e kësaj partie Lorenzo Cesa si dhe ish-kryetarin, Roço Buttiglione.

LSI: Berisha, atentatin e rradhës sistemit gjyqësor

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron cenim të rëndë të sistemit gjyqësor, propozimin e qeverisë për miratimin e projektligjit “për administratën gjyqësore”. Anëtarja e kryesisë së LSI-së Brizida Gjikondi tha se ky projektligj përbën agresionin e rradhës ndaj pavarësisë së gjyqësorit. “Dje mbrapa deklaratave bombastike të Kryeministrit të Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për boom-in ekonomik në vënd u la në heshtje promovimi dhe kalimi në qeveri i Projekt-ligjit “Për administratën gjyqësore”, Projekt ligj i cili në vetvete përbën një agresion të rradhës kundrejt pavarësisë së gjyqësorit. Në 20 nenet e këtij Projekt-ligji i jepen kompetenca antikushtetuese Kancelarëve të Gjykatave ndërkohë që Kryetarëve të Gjykatave ju reduktohen kompetencat thjesht honorifike. LSI shpreh shqetësimin dhe tërheq vëmëndjen maksimale për këtë situatë agresive dhe konfliktuale ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit, situatë e cila është e paprecedentë në 17 vjet demokraci. Situatë e cila është kryekëput produkt i ambicjeve të Kryeministrit Berisha, vartësit të tij të zellshëm z.Alibeaj dhe heshtjes së kompleksuar të Kryetarit të PS z. Edi Rama”, tha Gjikondi.

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›