E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Llogara, dy vdesin, 4 rëndë

 

VLORE - Drejtuesi i autovinçit të aksidentuar në Llogara, rreth orës 23:00 të së premtes, rrëfen momentet e tmerrit kur mjeti i doli jashtë kontrollit. Ai së bashku me 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve humbën jetën, nuk arritën të dilnin në kohë nga kabina e autovinçit e për pasojë përfunduan disa metra poshtë. Burime spitalore bënë të ditur se trupat e dy viktimave u morën pas kryerjes të ekspertizës nga të afërmit e tyre, ndërsa katër të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. "Ishim duke udhëtuar normalisht në dishezë, kur në një moment mjetit i del marshi dhe kalon në afolio. Më pas makina mori shpejtësi. U mundova të frenoja, por frenat nuk kapën. U mundova të fusja përsëri marshin, por nuk e pranonte më. Në përpjekje të fundit kapa frenat e dorës, por as ato nuk funksionuan. Ndonëse u mundova ta shmang këtë aksident të rëndë, fatkeqësisht ajo ndodhi. Nuk mbaj mend më asgjë. Jam përmendur vetëm në autoambulancë". Kështu rrëfeu dje shoferi i mjetit që u aksidentua në Llogara, pasojë e së cilës ishin dy viktima dhe katër të tjerë të plagosur rëndë. Sipas policisë, viktimat janë Asqeri Alanjaku, nga fshati Plug i Fierit dhe Kastriot Hoxha, nga fshati Kraps. Autovinçi IFF, me targë, FR 31 57 B, po kthehej nga Dhërmiu me personat që punonin për të ndërtuar një vilë në fshatin Iljaz, kur doli nga rruga. Vetëm pak orë më parë, një 30-vjeçar humbi jetën në rrugën e Llogarasë, pasi makina ra në greminë.                      q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›