Shkodër, aksidentohet me motor 16-vjeçari
SHKODER - Një 16-vjeçar u aksidentua rëndë dje ndërsa udhëtonte me një motor në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "kryqëzimi i fshatit Malihebaj" në komunën Bërdicë. Sipas policisë, Sh.Sheqaj, 50 vjeç nga Shkodra po drejtonte mjetit tip "Benz" kamion me ngjyrë blu me targë SH 5518 E, kur është përplasur me motoçikletën "Leike - Brand", pa targa që drejtohej nga adoleshenti E. Nuri nga fshati Dorragjat i komunës Dajç. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë 16-vjeçari, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës. Sipas mjekëve, gjendja e tij është tepër e rëndë. Policia i kaloi materialet në ngarkim të 50-vjeçarit, Shegaj, Prokurorisë për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".