Aksident në Lushnje, makina përplas 60-vjeçarin, i preu rrugën
Aksidentet automobilistike kanë përgjakur sërish autostradën Lushnje- Fier.
60-vjeçari Selman Rroku, banor i fshatit Babunjë, komuna e Gradishtës është viktima e radhës e aksidenteve në këtë aks.
60-vjeçari po kalonte autostradën me një motor, në kohën kur është përplasur për vdekje pranë vendit të quajtur Pushimi i Shoferit.
Rroku u përplas nga automjeti me targa greke AXN 9437 i drejtuar nga shtetasi Klodian Ajazi. Përplasja ishte e fortë, dhe ka rezultuar fatale për Selman Rrokun.
Sipas dëshmitarëve 60-vjeçari i ka prerë në mënyrë të menjëhershme rrugën automjetit dhe për pasojë drejtuesi i tij nuk ka mundur të shmangë aksidentin.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e policisë së Lushnjes që nisën punën për dokumentim e ngjarjes. Mësohet se në komisariat është shoqëruar drejtuesi i automjetit, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkaq duke iu referuar të dhënave, ky ishte aksidenti i dytë për vitin 2010, pranë Pushimit të Shoferit, në vendin ku autostrada Lushnje- Fier, kryqëzohet me rrugën Fiershegan - Divjakë