"Gërdeci", bie padia ndaj Fatmir Mediut
Gjykata e Lartë rrëzoi të dëmtuarit e cështjes "Gërdeci", Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda, të cilët kërkonin hetimin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për plagosje në shpërthimin e 15 marsit 2008. Në argumentimin e vendimit kryesuesi i seancës, gjyqtari Andi Celiku tha se Gjykata e Lartë nuk gjeti prova të elementëve të veprës penale të plagosjes nga ish ministri Mediu. Në këto rrethana gjykata nuk mund ti drejtohet Parlamentit për të kërkuar heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut. Familjarët e dëmtuar nga shpërthimi e konsideruan vendimin dështmin e rradhës të sistemit të drejtësisë.
"Ky është dështimi i radhës për sistemin e drejtësisë shqiptare, atëherë ne do tentojmë përsëri, këta mos të kujtojnë se do e lemë me kaq. Ka të plagosur dhe 300 të tjerë që janë vec këtyre ne do vazhdojmë. Do ketë kërkesa të reja", thotë Zamira Durda, e ëma e Roxhers Durda.
Ndërkaq avokati i Fatmir Mediut pas vendimit të dhënë u shpreh se për ta ai nuk ishte surprizë. "Vendimi i Gjykatës së Lartë patjetër që e prisnim. Besoj se është kazus që vulos përfundimin e cdo të ngjashmi", deklaroi Ardian Visha, avokati i Fatmir Mediut.
Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda synonin që me padinë në Gjykatën e Lartë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu do të mund të vinin në lëvizje rihapjen e hetimeve ndaj tij.
Denada Shkodrani