KESH mbyll portat e shkarkimit në Fierzë
Pakësimi i reshjeve dhe prurjeve në pellgun ujë mbledhës të Drinit ka sjellë përmirësimtë situatës përsa i përket shkarkimeve të ujit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vendosur të mbyllë portat e shkarkimit në digën e Fierzës e cila mban dhe sasinë më të madhe të ujit. Që prej orëve të para të së hënës, nga Fierza derdhet mbi liqenin e Komanit vetëm uji që del nga turbinat, që është në sasi rreth 400 metër kub ujë në sekondë. Kjo sitiuatë ka lejuar dhe një mbajtje më të lehtë të nivelit të ujit në Fierzë.
Me uljen e shkarkimeve të ujit të papërdorur mbi Koman është mundësuar që dhe shkarkimet e Komanit të ulen. Kështu, në liqenin e Vut të Dejës derdhen rreth 200 metër kub në sekondë, ujë i pa përdorur, dhe së bashku me ujin që del nga turbinat kjo sasi shkon në rreth 400 metër kub. Derdhjet e ujit janë pakësuar dhe nga Vau i Dejës.
Sipas informacioneve më të fundit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, në Drin dhe fushat e Shkodrës derdhen 300 metër kub ujë nga portat, dhe rreth 350 metër kub të tjera nga turbinat. Specialistët thonë se këto sasi uji do të lejojnë disi uljen e nivelit në fushat dhe shtëpitë e përmbytura.
Ndërkohë, situatë krejt e qetë paraqitet në pjesën ku shkarkon ujë Ulza dhe Shkopeti, kështu, pjesa fundore e lumit Mat, ku derdhet uji i këtyre dy hidrocentraleve ka nivel normal të ujit. Prodhimi i energjisë vijon të jetë maksimal nga pesë hidrocentralet, me një fuqi rreth 1200 mega vat.
Adi Darsi
< I mëparshmi