Subashi: Hetimi, nuk mund të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve
Përvec ndjekjes penale për komisonerët e komunës Ruzhdie në Fier, hetimi i prokurorisë nuk mund të ndikojë në asnjë formë në rezultatin e zgjedhjeve. Kur fletët e votimit me një vulë të kutisë së shumë lakuar janë në qendër të vemendjes në ograganet e drejtësisë dhe politikës, nënkryetarja e komisionit qëndror të zgjedhjeve Dëshira Subashi thotë për Alsat se nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që mund të ndikojë në verdiktin e 28 qershorit.
“çështjet në detyrë të komisionerëve janë të lidhura në mënyrë organike me cështjet zgjedhore, por cfarëdo përfundimi i prokurorisë nuk ka lidhje me një rishqyrtim të rezultatit zgjedhor. Ai është përfundimtar” tha Subashi.
Kjo vlen sipas saj dhe nëse komisoni hetimor parlamentar, që kërkohet nga socialistët, vendos të cojë rezultatin e hetimit të tij në prokurorinë e përgjithshme.
“Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për të rifutur në shqyrtim rezultatin zgjedhor lidhur me këtë zonë apo cdo lloj rezultati zgjedhor që KQZ e ka shpallur me vendim dhe Kuvendi ka filluar nga puna. Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor në bindjen time që të rifusë në shqyrtim cështjen e një vendimmarrje per ndryshim rezultati zgjedhor, në mënyrë absolute” tha Subashi.
439 fletët e votimit kutisë së votimit të Ruzhdies kishin vetëm një vulë pas largimit të komisionerit socialist. Ky i fundit u largua së bashku me vulën për 2 orë pasi pretendonte se ishte kërcënuar me jetë. Pas rinumërimit në ambjentet e saj, KQZ i shpalli fletët e vlefshme, vendim që u hodh poshtë nga Kolegji Zgjedhor.
Sipas hetimit të prokurorisë së Fierit rezulton se në Ruzhdie rreth 80 persona që figurojnë si votues në regjistrin e zgjedhor nuk kanë qenë fare në Shqipëri në 28 qershor, pra firmat e tyre kanë qenë të fallsifikuara. Cështja tashmë i ka kaluar gjykatës.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 mars 2010 ) < I mëparshmi