Leskaj: Berisha, qëndrim shpërfillës ndaj pr/ligjeve të PS
Ish- kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj e cilesoi shperfilles qendrimin e kryeministrit Berisha per 2 amendimet ligjore te socialisteve. Trajtimi ne rutinen e kalendarit te parlamentit eshte tregues i mungeses se vullnetit te mazhorances per zgjidhjen e krizes sipas socialisteve.
“Sot Kryeministri u fsheh përsëri pas gjykatave për të justifikuar mungesën e vullnetit për zgjidhjen e krizës. Me qëndrimin refraktar e shpërfillës ndaj ofertës vullnetmirë, serioze e ligjore të PS, me përpjekjen e sforcuar, për ta futur nismën në rutinën e kalendarit të parlamentit, kryeministri ka kontribuar në radikalizimin e situatës. Kriza, është prezente dhe e gjithëpranuar, ajo nuk zgjidhet kur bën sikur nuk e sheh, zgjidhja e vetme është transparenca” tha Leskaj.
Nese Berisha nuk hap kutite do te perballet me popullin opozitar, tha Leskaj ne konferencen per shtyp. “Askush nuk duhet të ketë frikë nga transparenca. Këshilla jonë për Sali Berishën është se herët a vonë, ai duhet të gjejë kurajën ta përballojë këtë frikë. Ai duhet të gjejë kurajën të përballet publikisht me të vërtetën për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në rast të kundërt do të përballet me popullin opozitar” tha Leskaj.
Dorian Kodra
< I mëparshmi