E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, formulari A1 mbërrin në shkolla

Tashme te gjithe ata maturante qe duhet te ndjekin studimet e larta, duhet qe ne radhe te pare te plotesojne formularin e A1. ky formular eshte rregjistrimi per ne procesin e matures shteterore, i cili eshte i detyrueshem , per te gjithe maturantet e vitit shkollor 2009-2010. Ai eshte kushti i domosdoshem per te hyre ne provimet e detyrueshme te matures, ate te letersise dhe matematikes.

Te gjithe gjimnazistet mund ta tërheqin ate prane drejtorive te shkollave dhe duhet ta kene dorëzuar brenda dates dhjete mars, pasi ne fund te këtij muaji, drejtorite arsimore te rretheve do te nxjerrin listat e atyre qe do t’i nenshtrohen procesin te matures i cili starton me provimin e letersise ne daten 1 qershor.

Sipas rregullores se matures shteterore maturantet kane te drejte qe ne rast se gabojne ne plotësimin e A1 te tërheqin nje tjeter, pasi ne rast se gabojne dhe formularin A1 e kane dorzuar ai do te konsiderohet i pavlefshem.

Nderkohe ne shkolla jane ngritur dhe komisionet e posaçme per ceshtjet e matures te cilat merren me guidat perkatese si dhe me orgazimin e testeve qe do te zhvillohen, por edhe me konsultimet perkatese.

Nderkohe ministria e Arsimit ka bere publik dhe koeficentet sipas degeve perkatese qe edhe kete vit ato nuk kane ndryshuar. E vetmja risi ne mature eshte procesi i vlerësimit, i cili do te behet nga dy grupe korrigjuesish, njeri pas tjetrit dhe procesi do te jete mbyllur i gjithi ne daten 30 korrik.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›