E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Milot 6 te plagosur

Gjashtë persona janë plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Durrës- Kukës, pikërisht në territorin e Milotit. Nuk dihen ende shkaqet e sakta për këtë ngjarje, por sipas informacioneve të para të policisë, drejtuesi i automjetit, Florian Çaushi 30 vjeç, nga Peshkopia, ka dalë nga rruga si rezultat i humbjes së kontrollit ndaj mjetit të tij tip “Benz”.

Çaushi po udhëtonte me familjen e tij dhe midis të dëmtuarve është edhe një fëmijë 3 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga “Spitali Ushtarak” ku dhe janë vendosur të plagosurit, tregojnë se njëra nga gratë është në gjendje të rëndë, megjithatë asaj po i jepet ndihma emergjente për ta nxjerrë nga rreziku për jetën. Dy gratë e tjera, dy burrat dhe fëmija aktualisht ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa janë nën vëzhgim të personelit mjekësor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›