E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat bie zjarr ne kodren e mbjelle me pisha

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një sipërfaqe të tërë kodre të mbjelle me pisha në vendin e quajtur “Mali Partizan” të qytetit të Beratit. Për shkak të terrenit tepër të thyer, ndërhyrja e shpejtë e mjeteve zjarrfikëse është bërë e vështirë.  Zjarri i ndihmuar nga era është përhapur me shpejtësi pa dhënë asnjë mundësi për fikjen e tij të menjëhershme.
Nga hetimet e para mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi ose është vënë i qëllimshën nga banorët përreth, që kanë interes për të ndërtuar në këtë zonë e njohur për bizneset turistike, ndërkohë që mos pastrimi i zonës nga drurët e rëna dyshohet se është bërë shkak për përhapjen e flakëve. Problematike është konsideruar dhe bllokimi i urës së Goricës nga mjetet, çfarë për rastet e rënies së zjarrëve mjetet duhet të përshkruajnë gjithë qytetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›