Korce Prefektura shpall masat per fazen para fillimit te sezonit
Për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, ka bërë të ditur më tej Mano nga ana e Drejtorisë së Rrugëve Nacionale, ka filluar puna, për rehabilitimin e segmenteve rrugorë, që u dëmtuan si pasojë e dimrit të ashpër si dhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, që do të orientojë turistët drejt destinacionve turistike.
Nga ana tjetër, prefekti Mano është shprehur se sezoni i ri turistik e gjen rajonin e Korçës me një infrastrukturë të përmirësuar maksimalisht, duke filluar që nga rehabilitimi tërësor i rrugëve, po ashtu edhe furnizimi me ujë të pijshëm i këtyre zonave dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve, çfarë janë garanci për rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj, që do të frekuentojnë destinacionet turistike malore dhe liqenore.