Gjyqtarët:Mbështesin vendimin për Pangon

Gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës kanë protestuar sot në mbështetje të vendimit të kolegut të tyre Agim Bendo për vendimin e dhënë për ish-ministrin e Kulturës Ylli Pango.
Sipas këtyre gjyqtarëve televizioni kombëtar "Top Channel" ka marrë një fushatë denigruese jo vetëm kundër gjyqtarit Bendo por për të gjithë gjyqtarët e gjykatës së Tiranës. Me anë të një peticioni gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës i kërkojnë këtij televizioni që të ndalojnë këtë fushatë denigruese ndaj gjyqtarëve. Sipas tyre ky televizion po fyen dinjitetin e gjyqtarëve duke cënuar rëndë pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës "pastron" figurën e Ylli Pangos duke e ndëshkuar me një gjobë prej 400 mijë eurosh Top Channel-in për publikimin e videos "seksuale" në emisionin "Fiks fare", që solli shkarkimin e ministrit Pango në mënyrë të rrufeshme nga kreu i qeverisë, zoti Sali Berisha. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Agim Bendo dhe trupi gjykues e konsideroi të drejtë padinë nga ish-ministri Pango për dëmshpërblim.