Snoop Dogg më10 korrik në Prishtinë
PRISHTINE- Reperi i famshëm amerikan Snoop Dogg më 10 korrik do të performojë para publikut kosovar në stadiumin e kryeqytetit.
Ardhja e reperit mundësohet nga një kompani celulare, ndërsa konfirmimi për ardhjen e tij tashmë është bërë në faqen zyrtare të kësaj kompanie.
“Për t’i treguar mirënjohje gjithë Kosovës për përkrahjen e dhënë, dhe që i ndihmoi të bëhet njëri prej sukseseve më të mëdha të biznesit në vend këtë vit”, Z mobile organizon koncertin e Snoop Dogg, më 10 korrik 2010, në stadiumin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin në faqen e kësaj kompanie.
Bëhet e ditur se bileta për hyrje në koncert do të jepet falas pas blerjes së një SIM kartele të “Z mobile”, me çmim prej 25 eurosh.
(e.n/tg/BalkanWeb)