E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Orikum-Vlorë/ Përplasen dy automjete, mbeten të plagosur dy persona

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën sot në zonën e Jonufërit, në rrugën që lidh Orikumin me Vlorën.

Sipas informacioneve paraprake, një Volkswagen Golf që po lëvizte në drejtimin Orikum–Vlorë është përplasur me një automjet tip Mercedes-Benz që udhëtonte në drejtimin e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar shoferi dhe pasagjerja e një prej mjeteve. Të dy të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital për kujdes mjekësor.

Policia është në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›