E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat në Egjipt, MB evakuon shqiptarët atje

Oficerët ndodhen atje në  kuadër të programeve të trajnimit që zhvillohen rregullisht nga Policia e Shtetit në këtë vend.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme thekson se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë ndodhen gjithashtu në Egjipt për arsye të ndryshme biznesi, turizmi etj.

“Për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situatës, Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, si dhe do t’u mundësojë evakuimin ditën e sotme rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt”, thuhet në njoftim.

Udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 16:00 të ditës së sotme. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-01 11:46
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›