Minoreni rrëmben për nuse 11-vjeçaren nga qyteti
13/12/2011 U ndihmua dhe nga të afërm të tij, të cilët ia çuan nusen nipit në shtëpi. Procedohen penalisht
KORÇE- Një 15-vjeçar i lindur dhe banues në fshatin Rrëmbec të Korçës ka mundur të rrëmbejë për nuse një vajzë të vogël vetëm 11 vjeçe, banore e qytetit të Bilishtit në rrethin e Devollit. Sigurisht ai nuk mund të ishte në gjendje të realizonte një rrëmbim spektakolar apo mafioz, siç vlerësohet në raste të tilla, por këtë gjë kishte mundur ta konkretizonte me ndihmën e të afërmve të vet, sepse edhe këta të fundit kishin pasur bindjen se po bënin diçka të ligjshme, pasi djali 15-vjeçar dhe vajza 11-vjeçare i kishin shprehur dashurinë njëri-tjetrit.
Ngjarja
Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, për rrëmbimin e 11-vjeçares, ku janë të implikuar edhe të afërm të 15-vjeçarit, sepse ishin këta të fundit që ia çuan nusen në shtëpi, kanë konsumuar veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”, (këtu bëhet fjalë për vajzën e vogël), parashikuar nga nenet 110 e 25 i Kodit Penal, ndërsa ndaj personave përgjegjës mbi të cilët rëndon akuza, janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale në gjendje të lirë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, por që gjithsesi do të jetë një blof i vërtetë. Më konkretisht, gjithnjë duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer në ngarkim të shtetasve, D. Ajredini, 25 vjeç, banues në Rëmbec të rrethit Korçë, i cili ka vetëm 2 klasë shkollë dhe ndaj bashkëshortes së tij, E. Ajredini, 23 vjeçe, banuese në Rëmbec të Korçës, ku edhe kjo e fundit ka vetëm 2 klasë shkollë. Sipas policisë, këta shtetas, një ditë më parë, rreth orës 13:00, në qytetin e Bilishtit, kishin marrë jashtë dëshirës së saj shtetasen e mitur E.T, 11 vjeçe, banuese në qytetin e Bilishtit, me 4 klasë shkollë, për ta çuar nuse tek nipi i tyre G. A, 15 vjeç, banues në Rëmbec, sepse donin ta martonin me të. Kjo është gjithë historia, por vetëm një pjesë e saj.
Fataliteti
Sigurisht që policia ka bërë gjithçka në përmbushje të ligjit të drejtave dhe liritë e fëmijëve, por në të vërtetë në rajonin e Korçës dhe veçanërisht në qytetin e Korçës rastet e martesës në moshë të mitur jo vetëm që nuk janë të pakta, por kanë marrë përmasa të frikshme. E keqja nuk përfundon këtu: shumë çifteve të tilla nuk u lejohet celebrimi, por në pamundësi për t’i divorcuar ata lindin fëmijë, shteti thellon edhe më tej krizën, nuk u lejohen regjistrimin e fëmijëve që kanë lindur edhe pse ndodhet përballë një realiteti të hidhur, sepse jo të gjitha martesat e tilla dihen nga institucionet. Çifte të tilla, sigurisht, gjithnjë përballen me zgjidhjen martesore të cilën e kanë ligjëruar vetë, ndërsa fëmijët e lindur nga kjo martesë mbeten pa nënë dhe babë, pasi duke mos u njohur martesa e tyre, konsiderohen fëmijë të paligjshëm. Të tillë fëmijë ka edhe sot e kësaj dite. Dhe e keqja nuk përfundon sërish këtu, sepse në rast se fëmija vdes, bashkia e ka të vështirë të japë të drejtën e varrimit për një person anonim (edhe kjo ka ndodhur në qytetin e Korçës).