E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, dorëhiqet drejtori për Evropën

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Antonio Borges ka dhënë dorëheqjen në një moment kritik, kur të gjithë po përpiqen të frenojnë krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin.

Borges deklaroi se arsyet personale e detyruan atë të merrte vendimin e papritur për t`u tërhequr nga posti prestigjoz. Ai ka qenë drejtor për Evropën për një vit.

Më herët gjatë vitit, zoti Borges u detyrua të tërhiqte komentet e tij që sugjeronin që Fondi duhet të ndihmojë Italinë dhe Spanjën duke blerë borxhet e tyre.

FMN është pjesë e trojkës së organizatave ndërkombëtare që mbikëqyrin ndihmat për Greqinë, Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Së fundmi FMN-së i është dhënë edhe detyra për të mbikëqyrur reformat ekonomike nga Italia, e cila që prej ditës së djeshme është bërë me qeveri të re.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde do të përpiqet të caktojë Reza Moghadam, drejtore e politikave strategjike të Fondit, si pasardhëse të zotit Borges.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›