Aksident në Qafën e Llogarasë. 2 të vdekur 4 të plagosur
AKSIDENT, VDES SULMUESI SHQIPTAR
VLORE- Aksident i rëndë rrugor gjatë orëve të natës në aksin Himarë- Vlorë në Qafën e Llogarsë, 40 km në jug të Vlorës.
Një vinc tip Ifa me targa FR 3157 B ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Policia lokale thotë aksidenti ndodhi rreth orës 22.30 dhe dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Pas veprimeve paraprake hetimore sot në mëngjes policia bëri të ditur emrat e viktimave të aksidentit. Viktimat janë Kastriot Hoxha e Asqeri Avinjaku, ndërsa të plagosur janë Mevlan dhe Artur Avinjaku, si dhe Mitrec Dhimo e Vasillaq Maili.
Sipas burimeve nga policia që citon ATSH, mjeti kamion tip vinç po kthehej nga Himara dhe të 6 personat që ndodheshin në të punonin në atë zonë.
Forcat e policisë dhe të ndihmës së shpejt që kanë mbërritur në vendngjarje kanë dëshmuar se ka qenë mjaft e vështirë zhvendosja e të plagosurve, si dhe trupave të viktimave, pasi vinci i kishte zënë poshtë.
Hetimet e para bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mund të ketë qenë ndonjë defekt në frenat e mjetit, ose lagështia e rrugës. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë treguar për gazetarin e NEWS24 se kishin parë vincin që ecte me shpejtësi dhe më pas kishte dalë nga rruga duke u përmbysur dhe zënë poshtë vetes të aksidentuarit.
(s.g/BalkanWeb)