E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Po punojmë për plotësimin e standardeve drejt BE-së

Në këtë takim u bisedua rreth arritjeve te te dyja shteteve ne fushen ekonomike dhe politike. Kreu i shtetit Bamir Topi u shpreh se kjo vizite eshte nje tregues i rendesishem i vullnetit politik nga te dyja palet per te mundesuar  bashkepunimin dhe zhvillimin sa me te shpejte te dy vendeve drejt stabilitetit dhe integrimit evropian.

Presidenti Topi tha se Shqiperia po ecen me hapa te shpejte duke plotesuar standartet  per te hyre ne familjen evropiane dhe kete sipas tij e deshmojne zgjedhjet e suksesshme qe u mbajten, konstitutimi i parlamentit dhe krijimi i qeverise se re.

“Popujt dhe vendet tona kërkojnë që të jetojnë në paqe dhe në harmoni. Kanë të njëjtën ëndërr, ëndrrën e integrimit euroatlantik. Ne gëzohemi për hapat e rëndësishëm që Mali i Zi ka bërë drejt BE. Natyrisht ndjejmë edhe gëzimin e përfaqësuesve të Malit të Zi për hapat që ka bërë Shqipëria drejt anëtarësimit në NATO” tha presidenti Topi.

Nga ana e tij, kryeministri malazez, Gjukanoviç, vlerësoi lart zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë. Ai theksoi rëndësinë e futjes së të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike sepse kjo do të rriste maksimalisht shkallën e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Ballkan dhe do të përmbushte aspiratat integruese të popujve duke tërhequr edhe më shumë investime të huaja.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›