Komuniteti Mysliman uron besimtarët për Bajramin
Në një mesazh urimi, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uroi gjithë besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për Bajramin e Ramazanit i cili festohet ditën e nesërme.
“Të nderuar besimtarë myslimanë kudo që ndodheni brenda dhe jashtë Shqipërisë! Ju përshëndes dhe ju uroj gëzuar për shumë vjet festën e Bajramit të Ramazanit. Sjelltë kjo festë në shtëpitë tuaja gëzim, harmoni dhe begati.
Profeti Muhamed na thotë se në bajrame duhet të tregohet gëzim e hare, me qëllim që të manifestohet uniteti, toleranca, dashuria dhe vëllazërimi.
Ditët e bajramit janë ditët e lumturisë së përbashkët me vëllezërit tanë të një feje, janë ditët e lulëzimit të ndjenjave të vëllazërisë, paqes e shëndetit, janë ditët e gëzimit të përbashkët me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit në botë. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.
Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të shenjtë të ramazanit. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin urues të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.