E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore, kontrolle të rrepta në të gjithë Tiranën

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Vetëm ditën e djeshme Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 870 gjoba me vlerë 1.040.700 lekë dhe ka pezulluar 8 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›