Aksident në Rinas, makina përplaset me shtatoren
Një makinë është përplasur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, pa shkaktuar viktima, por duke dëmtuar rëndë shtatoren e “Nënë Terezës”. Sipas policisë, duket se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të mjetit. Sipas burimeve të policisë, si pasojë e këtij aksidenti nuk ka pasur të plagosur. Megjithatë, shoferi është shoqëruar për në spital për të mjekuar plagët e marra nga kjo goditje. Si pasojë e përplasjes ka pasur dëme materiale. Kështu është dëmtuar shtatorja, pasi është goditur në pjesën e poshtme nga mjeti. Si pasojë ajo ka një anim të lehtë në të majtë dhe ka humbur drejt peshimin. Shtatorja u vendos në hyrje të aeroportit të Rinasit vitin e shkuar, në prag të përurimit të terminalit me emrin e shenjtores së madhe.