Ekstradohet nga Italia i dënuari për trafikim fëmijësh
Është ekstraduar nga Italia trafikanti i fëmijëve i dënuar me 16 vjet heqje lirie. Ditën e djeshme, nga Zyra Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Milano drejt Shqipërisë i Xhemal Korrës. Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, në vitin 2004 ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të fëmijëve” në bashkëpunim. Sipas vendimit të gjykatës, i arrestuari në bashkëpunim me të atin, Agron Korra, gjatë periudhës 1999-2000 kanë trafikuar në Greqi të miturit D.F. dhe Xh. F., me qëllim shfrytëzimin si lypës. Fillimisht është shfrytëzuar i mituri D., i cili ka qenë 12 vjeç në periudhën që është dërguar në Greqi dhe më pas e motra e tij e mitur Xh. Të ardhurat që siguronin duke lypur të miturit ia jepnin të pandehurve Xhemal dhe Agron Korra. Për të detyruar fëmijët që të dilnin në rrugë, dy të dënuarit ushtronin dhunë, e cila ishte fizike dhe psikike. Si pasojë e saj, i mituri D. pësoi dëmtime fizike dhe kaloi në depresion. Madje, ai ka ende shembje në këmbë. Nga paratë e sjella nga fëmijët, 300.000 dhrahmi në muaj ata ua dërgonin prindërve të të miturve. Sipas policisë, shfrytëzimi i tyre ka vazhduar për dy vjet. Edhe pse gjatë kësaj kohe të dy të miturit janë kapur nga policia greke, ata sërish janë risjellë në Greqi nga dy të pandehurit, për të vazhduar që të lypnin në rrugë. Por, një aksident i ndodhur para pak kohësh ndaj të miturit D., bëri që ky i fundit të pësonte dëmtime, pasi u godit nga një makinë. Ai është çuar në spital dhe më pas është transferuar nga ana e autoriteteve në një jetimore, së bashku me të motrën e tij. Dy të dënuarit u shpallën në kërkim nga ana e autoriteteve shqiptare. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tiranës me Interpol-Romën, u bë arrestimi dhe ekstradimi i tij. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të detyrohet të vuajë dënimin për veprën penale të kryer.
Dënimi nga ana e gjykatës
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka dënuar në vitin 2004 me 34 vjet burg dy trafikantë fëmijësh nga Elbasani. Xhemal dhe Agron Korra nga Elbasani, baba e bir, janë arrestuar disa muaj më parë si trafikantë fëmijësh. Sipas akuzës, të dy këta persona për disa vite me radhë kanë trafikuar disa fëmijë, të cilët i merrnin dhe më pas i shfrytëzonin në rrugët e Greqisë. Xhemal Korra është dënuar me 16 vite heqje lirie, ndërkohë që Agimi ka marrë 18 vite burg për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore”. Hetimet janë nisur nga Prokuroria e Elbasanit, më pas kjo dosje i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Dy trafikantët kanë deklaruar se fëmijët janë dërguar në Greqi me pëlqimin e prindërve të tyre, pasi ata kanë qenë shumë të varfër dhe kjo ka qenë mënyra e vetme për mbijetesë. Për këtë vepër penale, Gjykata e Krimeve të Rënda ka parë të arsyeshme t’i dënojë babë e bir me 34 vite heqje lirie. Mësohet se çështja do të dërgohet në Gjykatën e Apelit për gjykim. Ky është grupi i parë i trafikantëve të fëmijëve, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Një tjetër grup trafikantësh është duke u gjykuar në këtë gjykatë, pjesa shqiptare e rrjetit “Petalli”. Të pandehurit kanë deklaruar se fëmijët nuk i trafikojnë për qëllime përfitimi, por ata kanë ndihmuar familjarët në këmbim të parave, për të bërë transportin e tyre drejt Italisë. Ndërkohë që Ministria e Rendit Publik ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për një trafik të tillë. Shkak për këtë janë denoncimet shumë të rralla, për të mos thënë që mungojnë, të prindërve për humbjen e fëmijëve.