Zbulohet pas 9 vjetësh krimi, në pranga vrasësi i taksistit
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, të akuzuar si autor të një vrasjeje të ndodhur në vitin 1997. Pas hetimeve të kryera, u arrit që të zbulohej autori i vrasjes së taksistit Rauf Doko. Në operacionin e quajtur “Vjeshta e fundit”, agjentët bënë të mundur arrestimin e Edmond Xhelajt, lindur e banues në “Uznovë”. Ai u kap ditën e djeshme nën akuzën e vrasjes me paramendim, të kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Beratit së bashku me policinë kishte rifilluar hetimet në lidhje me vrasjen e Rauf Dokos, në atë kohë me punë taksist në rrugën nacionale Berat-Poliçan. Sipas hetimeve, ngjarja kishte ndodhur 9 vjet më parë, kur Edmond Xhelaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë rreth orës 12:00 kishin prenotuar si taksi viktimën Rauf Doko dhe kishin lëvizur me mjetin e këtij të fundit nga qyteti i Poliçanit për në drejtim të Beratit. Gjatë rrugës, ata kanë qëlluar ndaj Dokos, duke e lënë të vdekur atë. Sipas burimeve të policisë, po punohet për arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë.
Arrestimi
Arrestimi i 30-vjeçarit u krye ditën e djeshme në banesën e tij. Xhelaj është banor në lagjen “Uznovë” të qytetit. Policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në banesë dhe organizoi operacionin për kapjen. Nga ana e 30-vjeçarit nuk pati asnjë mundësi për të reaguar. Ai është shoqëruar për në ambientet e komisariatit. Për të arrestuarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin e datës 07.11.2008 ka dhënë masën e sigurimit arrest në burg. Gjithashtu, uniformat blu kanë filluar nga puna për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë vrasje.
Hetimet
Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, kishte rifilluar hetimet në lidhje me vrasjen e shtetasit Rauf Doko, ngjarje e ndodhur më datë 5 maj 1997 në rrugën nacionale Berat-Poliçan. Nga hetimet e kryera së fundmi, rezultoi se i arrestuari Edmond Xhelaj, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, rreth orës 12:00 të datës 05.05.1997 kanë prenotuar si taksi viktimën Rauf Doko dhe kanë lëvizur me mjetin e këtij të fundit nga qyteti i Poliçanit për në drejtim të Beratit. Ata kishin kryer një grabitje dhe kishin marrë taksistin për t’u larguar nga vendngjarja. Sipas hetuesve, gjatë udhëtimit, të tre ata kanë filluar që të grinden me njëri-tjetrin. Gjatë këtyre momenteve, është debatuar në lidhje me grabitjen dhe një gjë e tillë është dëgjuar edhe nga viktima. Që e vërteta të mos dilte në shesh, ata e kanë qëlluar taksistin me armë. Ata e kanë hedhur kufomën në anë të rrugës dhe më pas kanë braktisur mjetin e tij, duke u larguar.