E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Vlorë, tritol në makinën e biznesmenes

Një makinë ka shpërthyer në qytetin e Vlorës, si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një sasi tritoli. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori” dhe sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e biznesmenes vlonjate, Meneka Xhemali. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe në pak minuta mjeti është shkrumbuar i tëri. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët e makinës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat kanë filluar nga puna për zbardhjen e këtij rasti. Sipas burimeve të policisë, ende nuk dihen motivet apo personat që kanë shkaktuar një shpërthim të tillë në orët e vona të natës së djeshme, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz apo dëme materiale në pallatin afër. Në pyetje është marrë edhe pronarja e mjetit, në lidhje me ndonjë problem ose mosmarrëveshje që mund të ketë pasur kohët e fundit. Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›